Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Niveli në liqenin e Fierzës, nga 248 metra mbi nivelin e detit, që ishte niveli i ujërave të liqenit një javë më parë, niveli ka arritur 254.5 metra. Kjo rritje e nivelit të përgjithshëm të liqenit të Fierzës, ka ardhur pasi turbinat e hidrocentralit nuk kanë punuar për të krijuar rezerva ujore për të ardhmen. Megjithatë niveli aktual është 11.5 metra më i lartë se pika e vdekjes. Për të arritur nivelin maksimal, liqeni i Fierzës duhet të rrisë nivelin e ujërave dhe me 40 metra të tjerë. Kjo situatë detyron rifillimin e kufizimit të dritave për familjet shqiptare./tvklan.al