Rriten çmimet e biletave për udhëtimet me autobus dhe taksi për linjën Elbasan-Librazhd deri në 50%. Kështu biletat për autobusin shkojnë nga 500 deri në 800 lek (të vjetra), ndërsa taksitë, për të njëjtën linjë, kanë aplikuar rritje çmimi deri në 50 apo 100 lek. Shkak është bërë rritja e çmimit të naftës, sipas sipërmarrësve të linjës së urbanit, që duket se ka shkelur marrëveshjen me bashkinë e qytetit për çmimet.
“I lartë, shumë i lartë është. Unë vetë jam shofer. Shumë i lartë është. Është rritur shumë nafta, e papërballueshme është.”
“Po paguaj përditë 700 lek (të vjetra) deri në Labinot dhe detyrohem të iki me tren.”
“Rritja e çmimit është skandaloze. Unë, një firmë e dua që të ma kompensojë rritjen e çmimit, jo të ma vendosë mua në kurriz. Firma është e fuqishme në rastin kur e përballon rritjen e çmimeve.”
Qytetarët te të cilët rëndon më tepër rritja e çmimeve janë studentët dhe të moshuarit./tvklan.al