Pas shumë vitesh thatësirë si pasojë e shirave ditët e fundit janë shtuar prurjet në kaskadën e Drinit, rreth 630 metra kub ujë në sekondë duke rritur ndjeshëm edhe nivelin e ujërave në hidrocentrale.

Në Fierzë është regjistruar kuota më e lartë deri më tani në 12 vjet 286.85 metra ndërkohë që norma e lejuar është vetëm 8 metra më shumë. Për këtë arsye komisioni i posaçëm ndërministror për trajtimin e shkarkimit të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, i mbledhur në drejtimin e Ministrit të Energjetikës dhe të Industrisë Viktor Doda, vendosi që një grup pune me specialistë të koorporatës elektroenergjetike shqiptare dhe instituteve meteorologjike, të monitorojnë situatën në hidrocentrale.

Nisur nga kjo gjendje nëse në ditët në vijim prurjet do të vazhdojnë të jenë në kuota tepër të larta, atëherë hidrocentralet do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë duke mos çuar dëm ujin që vjen sipas burimeve zyrtare përpunimi i ujërave me kapacitet të plotë në hidrocentralet e kaskadës së Drinit, do të jetë në varësi të sektorit të sinoptikës duke furnizuar me energji konsumatorët deri sa lejon rrejti i transmetimit.

Pjesa tepricë që do të prodhohet do të përdoret për shlyerje borxhi me maqedoninëë, ndërkohë që do të nisin bisedimet edhe për eksport ose depozitim të energjisë me vendit fqinje, në Kosovë, Greqi dhe në Maqedoni.

Këtë vit prodhimi i energjisë elektrike në vend është trefishuar si pasojë e rritjes së prurjeve të ujit në hidrocentrale, ndërkohë që nga ky përmirësim, pritet të ulet edhe niveli i kufizimeve të energjisë për konsumatorin./tvklan.al