Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportive me bazë në Neuchatek të Zvicrës, ka përpiluar një raport që shqyrton praninë e lojtarëve të huaj në ligat profesionale. Futbollistët emigrantë përkufizohen ata që luajnë në një kampionate të ndryshme nga ato ku janë rritur.
Janë analizuar 135 kampionate nga e gjithë bota. Lojtarët e huaj përfaqësojnë një minimum prej 24.3% dhe maksimumi 29.3% në ligat evropiane. Në Amerikën e Jugut dhe në Afrikë maksimumi është në 12.5%.
Në 4 vitet e fundit numri i lojtarëve që luiajnë jashtë vendit është rritur me 19.2% me shifrën rekord 15.310 futbollistë. Rritja më e madhe është në Evropë 1713 lojtrë. Vihet re se klubet e Amerikës së Jugut po sjellin gjithashtu më shumë lojtarë nga jashtë dhe ky duket se është një fenomen në rritje.
Tre vende shquhen si eksportuesit kryesorë të futbollistëve: Brazili me 1,338 lojtarë dhe dy fituesit më të fundit të Kupës së Botës, Franca 1,091 dhe Argjentina 995.
Franca ofron kontigjentin më të madh të emigrantëve në ligat evropiane me 946 lojtarë, duke u kthyer në një akademi të vertetë për zbulimin e talenteve në kontinentin e vjetër.
Tv Klan