Roberto Carmona është 62 vjeç, por luan ende futboll. Me një karrierë të nisur në 1976-ën futbollisti nga Uruguaji nuk ka ndërmend në varë këpucët në gozhdë. Ai është aktivizuar me skuadra nga liga e dytë deri tek ato amatore në Amerikën e Jugut, atë të Veriut dhe Europë.
Carmona së fundi ishte pjesë e Nuevo Casabo në kategorinë e katërt në Uruguaj dhe është në kërkim të aveturës së radhës. Ai luajti si profesionist deri në moshën 53-vjeçare, duke u bërë edhe pjesë e librit të rekordeve Guinness.


Me një dietë të kujdesshme dhe regjim Roberto Carmona nuk dorëzohet, ndërsa futbollin prej kohësh nuk e shikon si një mënyrë për të siguruar të ardhura, por një kënaqësi.
Tv Klan