Rritja e numrit të përdoruesve të drogave në Shqipëri është kthyer në një fenomen shqetësues.
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër trafikut ilegal dhe abuzimit me drogat Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, se rreth 40 mijë persona në vendin tonë janë përdorues droge, por kjo shifër nuk përcakton ndarjen mes përdoruesve dhe abuzuesve me drogat.
Nard Ndoka: “Numri i abuzuesve, vartësve, ka kapur afërsisht shifrën prej 40 mijë persona, rreth 1% e popullatës. Substancat që përdoren më masivisht janë prodhim i kanabisit rreth 65%. Përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20 deri 25% dhe rreth 10% janë përdorues të kokainës.”
Rritja e numrit të përdoruesve të drogave ka ndikuar edhe në rritjen e vdekshmërisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë çdo vit vdesin nga overdoza 40 persona.
Ndërkaq specialistët pohojnë se numri në rritje i përdoruesve u përket kryesisht moshave të reja.
Roland Shuperka: “Ka një rritje të përdoruesve të drogave nga mosha 17-18 deri 29 vjeç.”
Fenomeni vdekjeprurës nuk është problem vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, ku sipas statistikave numërohen 200 milion përdorues droge, 62 milion prej tyre janë përdorues të kanabisit dhe 13 milion përdorues të kokainës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami