Tremujori i parë i vitit shënoi rritje të ekonomisë me 3.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave flasin për një kontribut të shtuar të sektorëve të ndërtimit, rritjes së pagave në administratën publike dhe shitjes së pronave.
Sipas INSTAT ndikim në rritjen e PBB-së në raport me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2023, shënoi rritja e konsumit final të popullatës, por edhe shpenzimet e qeverisë.
Më konkretisht konsumi i popullatës u rrit me 3.71%, ndërsa qeveria rriti shpenzimet në këtë periudhë me 3.45%, ndërkohë që eksportet u shfaqën 9.94% më të ulëta.
Negativisht na rritjen e prodhimit të brendshëm bruto kontribuuan sektorët e bujqësisë, industrisë e energjisë.
Tv Klan