Në treg ka më shumë pasur të patundshme të nxjerra në shitje sesa kërkesa për t’i blerë ato. Të këtij mendimi janë specialistët e tregut imobiliar në vend, por sakaq çmimet kanë vijuar të njohin rritje, jo aq sa vitet e kaluara, megjithatë specialistët mendojnë se bëhet fjalë për një treg të fryrë.
Lefter Sila: “ Në zonat më të mira të Tiranës çmimet shkojnë minimali 1100-1200 maksimali mund të shkojë 1800 kurse në zonat periferike minimali është 400 maksimali 600 euro për metër katrorë. Për mua çmimet janë disi të fryra mund të ketë mundësi ulje për tu shitur për të bërë transaksionin rreth 10 ose 20% sepse oferta është shumë më e madhe se kërkesa. Kjo është vazhdimi i një inercie si rezultat i asaj që 4 vite rresht u rritën në një % mjaft ët madhe, vazhdon inercia e rritjes, po kjo rritje është efektive.”
Vitin e kaluar çmimi i apartamenteve u ritën me rreth 5% ndërkohë që për 4 vite rresht rritja vjet9ore ka qenë 18% çka e ka shndërruar blerjen e pasurive të patundshme në një fërkim të mirë investimi./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
Operator Metlin Kepi