Qeveria ka vendosur rregulla të reja që të parandalojë kompanitë të cilat bëjnë oferta të pakërkuara që të abuzojnë me çmimin që propozojnë në ofertë e më pas në tender.

Një vendim i miratuar gjatë mbledhjes së të mërkurës nga Këshilli i Ministrave, detyron që garat të jenë konkurruese dhe të mos negociohen vetëm me një firmë, ndërsa njeh si opsion që komisioni që do të vlerësojë ofertën të përzgjedhë vlerën më të lirë edhe nëse nuk është oferta e kompanisë që ka bërë propozimin.

Kjo vlerë do t’i ofrohet kompanisë që ka bërë ofertën e pakërkuar, për tu zbatuar, e nëse kjo refuzohet atëherë kontrata do të nënshkruhet me firmën që ka dhënë vlerën më të lirë, me kusht që ajo të kompensojë kostot e studimit të fizibilitetit.

Rregullat e reja u vendosën, pasi në disa koncesione në rrugë vlerat e projektit janë shtuar gjatë garës, në vend që të zbrisnin.

 

Tv Klan