Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ppp

“Jo” koncensione e PPP, 4 muaj para zgjedhjeve

KQZ ndalon promovimin e punës së qeverisë në disa dikastere 4 muaj përpara zgjedhjeve, qeverisë i ndalohet të japë kontrata koncensionare dhe ato të Partneritetit Publik Privat. Vendimi i marrë nga Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasditen e së enjtes e detyron ekzekutivin dhe drejtues të dikastereve të rëndësishme që të raportojnë në...

Dhjetor 25, 2020

Meta: “Anti-KÇK”, pjesë e grushtit të shtetit

“Paratë dhe pronat e shqiptarëve, në duart e një grushti njerëzish” Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria pak ditë më parë së bashku me ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se kjo nismë e mazhorancës është...

Shkurt 15, 2020

Basha: Duhet reagim popullor. Rama të ikë, zgjedhje të lira

Takon shefin e FMN, kritikon buxhetin e vitit 2020 Largimin e Kryeministrit Rama, të cilin e bën shkaktar jo vetëm për krizën politike, por edhe atë ekonomike në vend, Lulzim Basha e sheh tek reagimi popullor. Pas një takimi që pati me shefin e Misionit të FMN-së, kryedemokrati ripërsëriti kushtin e panegociueshëm, si e vetmja...

Nëntor 25, 2019

Buxheti, PD: 120 milionë euro PPP për klientët e qeverisë

“Nuk ka rritje pagash, thellohet varfëria” Demokratët thonë se projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk ka prioritet qytetarët, por vetëm klientët e Kryeministrit Rama. “Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik. Ndërkohë që...

Nëntor 20, 2019

Komisioni i Ekonomisë rrëzon 4 dekretet e Presidentit Meta

Ahmetaj: Pretendimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë Katër dekretet e Presidentit Ilir Meta që u kthyen për rishqyrtim në Kuvend; ligji për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat si dhe dy kontratat koncesionare për ndërtimin e akseve Dukat – Orikum dhe Milot –...

Shtator 3, 2019

PD: Rama po zbaton projektin kriminal të rrugëve

“Do anulojmë çdo PPP e koncension klientelist” Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat në adresë të Kryeministrit. Selia blu thotë se Edi Rama po zbaton projektin kriminal “1 miliard euro”, pas dështimit për të marrë investime nga samiti i Poznanit. Sipas saj kjo skemë po vihet në zbatim përmes vjedhjes së buxhetit me anë...

Korrik 20, 2019

Pas 1 Korrikut asnjë “ofertë e pakërkuar” për projekte rrugore

Në 1 Korrik, qeveria nuk do të miratojë më asnjë ofertë të pakërkuar për të dhënë koncesione në infrastrukturën rrugore. Mazhoranca i hapi rrugë votimit të ligjit të ri, i cili përjashton shpërblimin me pikë bonus edhe për degë të tjera strategjike si portet, aeroportet dhe energjia ku ofertat e privatëve do të lejohen, duke...

Shkurt 11, 2019

Jo më oferta të pakërkuara në PPP për rrugët

Qeveria ka vendosur që të tërhiqet nga ofertat e pakërkuara që propozohen nga biznesi për koncesionet në infrastrukturën rrugore. Ndryshimet në ligjin e 2013-s për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe kanë marrë dhe miratimin e Këshillit të Ministrave. Ky standard i ri do të zbatohet në Korrik të këtij...

Janar 22, 2019

Rritja e vlerës së projekteve PPP në garë

Qeveria ka vendosur rregulla të reja që të parandalojë kompanitë të cilat bëjnë oferta të pakërkuara që të abuzojnë me çmimin që propozojnë në ofertë e më pas në tender. Një vendim i miratuar gjatë mbledhjes së të mërkurës nga Këshilli i Ministrave, detyron që garat të jenë konkurruese dhe të mos negociohen vetëm me...

Nëntor 21, 2018

Ahmetaj: Të mos stigmatizojmë kontratat me PPP

Vështirësitë që pasqyron Raporti i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Ministri i Financave i sheh të lidhura me Reformën në Drejtësi dhe mbështetjen që po i jep mazhoranca betejës për të goditur korrupsionin. “Raporti me të drejtë vëren defekte që do të duhet t’i korrigjojmë, patjetër. Është dinamike. Ajo që ne...

Korrik 31, 2018