Shirat e ditëve të fundit kanë nxjerr në pah probleme me disa nga rrugët e kryeqytetit. Kjo është rruga Irfan Tomini në Tiranën e re, siç shikohet edhe nga pamjet ajo është e prishur, dhe krijon mjaft vështirësi për kalimin e qytetarëve.

Vetë banorët shprehen se kjo rrugë është akoma më problematike kur bie shi.

Banori 1: “Si dimër dhe verë sidomos në dimër duhet të marrësh varka pëer të kaluar rrugën e për të dal në rrugën qendrore.”

Banori 2:“Shikoje sot që nuk ka shi, jo për fëmijët që nuk shkojnë dot në shkollë, por ne mëdhenjtë as ne s’dalim dot. E patë vetë nuk del dot, sidomos hyrja e rrugës aty është shumë keq.”

Burnilda Cami: “Kur bie shi është për të kaluar?”

Banori 3: “Shumë e vështirë, shumë shumë e vështirë. Këtu është pa shi e jo më me shi që nuk bëhet fjalë fare.”

Banori 4: “Ka një jetë kështu, u bëra 120 vjet në këtë lagje unë vetëm këtë rrugë shoh.”

Shqetësimi i banorëve të kësaj zone është konstatuar edhe nga bashkia e Tiranës, e cila e ka rehabilitimin e kësaj rruge në projekt për vitin 2009.

Albert Lenja: “Në atë zonë do të bëhet ndërhyrja në disa rrugë të cilat do ta përmisojnë rrjetin rrugor, janë rreth 3 segmente. Projekti që parashikon përmisimin e këtyre segmenteve është në planet e bashkisë në muajin janar, shkurt të vitit që vjen.”

Bashkia e Tiranës ka në projektet e saj rehabilitimin e 63 rrugëve dytësore në kryeqytet./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami