Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rrugët në Shqipëri aq shpejt sa shtrohen, aq edhe prishen. Përgjegjësi për gropat dhe kanalet që hapën nuk mban askush. Rruga e Kavajës nuk ka shumë që është shtruar dhe gropat e para janë bërë. Firma që ndërton pallatin këtu nga makineritë e rënda betoniere që përdor ka dëmtuar rrugën.

Subjektet private ashtu edhe shtetërore, që hapin kanale gjithandej, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Gjoba nga bashkia në këto raste shkon deri në 5 mijë lekë të reja për çdo ndërtim. Deri tani pavarësisht se ndërtimet janë me qindra, gjobë askush nuk ka marrë./tvklan.al