Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj para pak kohësh ka humbur babain e saj. Përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale ajo ka treguar se i mungon shumë i ati i saj.

Megjithatë duket se mbështetja më e madhe gjatë kësaj periudhe ka qenë partneri i saj, Mark Frroku.

Ajo ka ndarë së fundmi një foto me të  dhe bashkëngjitur shkruan: Vështirësitë të forcojnë zemër. Kështu më thotë çdo ditë.

Dyshja duken mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit./tvklan.al