Të ftuar:
Estela Ujka – Bloger
Ajo është një prej blogereve më të njohura në vendin tonë. Pak muaj më parë, Estela Ujka është bërë nënë për herë të tretë dhe ka qëndruar gjatë në Amerikë, ku ka kaluar edhe një moment të vështirë shëndetësor.
E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tregoi se ishte diagnostifikuar me një tumor mes beninj dhe malinj, por tashmë është kuruar plotësisht dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Blogerja tha se vite më parë kishte humbur nënën nga e njëjta sëmundje dhe se për familjen e saj ka qenë shumë e vështirë ta pranonin sëmundjen e saj.
“Dy vjet përpara se të lindja vajzën e tretë unë kisha kryer një ndërhyrje në Shqipëri. Kisha kryer në ndërhyrje në gisht. Ishte një tumor mes beninj dhe malinj, pra nuk është malinj me risk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet mund të ketë edhe pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në spitalet private në Shqipëri nuk rezultoi e suksesshme, edhe pse nuk dhanë asnjë lloj përqindje që ky tumor do të përsëritej. Ndërkohë që u përsërit dhe vendimi për ta bërë sërish në Shqipëri mua më dukej i pamundur. Mundësitë që të bëhej mirë operacioni ishin herën e parë dhe praktika në Amerikë ishte që të mos bëje biopsi vetëm të pjesës që kishe hequr, por edhe të pjesës që kishte ngelur”.
“Kur unë mbeta shtatzënë nuk munda të bëj më grafi, por isha gjithë kohën nën kontroll. Megjithatë në asnjë moment nuk u tha që po përsëritej. Pasi shkova sërish me dhimbje si herën e parë, biseda ishte shumë e ftohtë. “Të është përsëritur, hajde ta bëjmë prap”, më thanë. Ndërkohë në Amerikë më rezultoi që nuk bëhej më dhe ndërhyrja herën e dytë ishte radikale. Me radikale dua të them që nuk u ndërtua më gishti ku ndodhej tumori, por vendosëm për një amputim të gishtit”.
“Ishte shumë periudhë e vështirë. Mjekët atje kanë punuar shumë me psikologjinë time. Vajzat e mia kanë qenë arsyeja kryesore përse nuk e përjetova aq shumë. Tani jam jashtë rrezikut për jetën që është gjëja kryesore dhe nuk ka më mundësi përsëritje sepse vendi ku u shfaq u zhduk. Mamanë time e kam humbur nga e njëjta sëmundje dhe kur babai im e mori vesh për sëmundjen time e kishte shumë të vështirë ta pranonte”, rrëfeu Ujka.
Herion Mustafaraj – Aktor
“Prapaskenat e fatit”, është pikërisht shfaqja që do të ringjisë në skenë aktorin Herion Mustafaraj. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku rrëfeu se shfaqja është një komedi muzikore që do të vihet në skenë në datat 8-9-10 Shkurt ora 19:00 në sallën Goethe, në Teatrin Kombëtar Eksperimental.
“Është një komedi muzikore me një aktor. Unë kam inkorporuar brenda ngjarje dhe pjesë muzikore pasi me shumë zgjuarsi dhe eksperiencë ndërtova këtë karakterin plak, xha Fati. Shfaqja do të vihet në skenë në datat 8,9,10 tek Teatri Eksperimental, në orën 19:00, në sallën Goethe. Shfaqjen e kam shkruar vetë, është një përmbledhje e eksperiencave të mia dhe historive të çuditshme që kam dëgjuar nga njerëzit të sjella në mënyrë komike. Xha Fati ka ëndërruar gjithë jetën të jetë artist, por nuk i është dhënë mundësia të ngjitet në skenë”, tha Herion Mustafaraj.
Alban Malaj – Kardiolog/ Spitali Amerikan 1