Pirro Çako – Kantautor
Ai është ndër personazhet më të njohur dhe më të dashur për publikun, i cili është rikthyer pas 7 vitesh si kantautor. Behët fjalë pikërisht për Pirro Çakon, i cili është rikthyer me një baladë, bashkëpunim më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
“Sekreti im” është titulluar kënga, e cila edhe pse ka vetëm pak kohë që është publikuar ka marrë miliona klikime dhe është kthyer në hit. Çako ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi detaje rreth këngës për të cilën tha se është frymëzuar nga episode të jetës së tij.
“Të them të drejtën nuk desha të rikthehem si kantautor. Kisha një ngërç me veten time. Por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Erdhi Xhensila dhe më tha: “Do kisha dëshirë që të bashkëpunonim”. I thash: “Po çdo ti të bashkëpunosh me mua!”. Unë do përpiqem të të bëj këngë të bukura i thashë… Por ajo më tha, që donte një duet me mua, ishte shumë e qartë. Të them të drejtën u ndjeva shumë mirë dhe e falenderoj që ma dha këtë energji pozitive dhe që nga ai moment dhashë maksimumin. Unë e kam pasur si variant këngën, por e kisha menduar për veten time dhe nuk do dilte asnjëherë. Por u bë sebep Xhensila që më shtyu dhe e çoi më tej atë që unë kisha në kokë. Ne bashkë kemi bërë një cover të këngës “Për një çast më ndali zemra” dhe kemi pasur një eksperiencë. Janë episode të jetës që më kanë frymëzuar për të krijuar këngën, nuk është një gjë fikse. Çdo njeri ka një sekret dhe unë thash pse jo të jap një mesazh”, tha Çako.
Një humbje e madhe jo vetëm për kantautorin Pirro Çako, por edhe për të gjithë artin shqiptar ishte ndarja nga jeta e tenorit të madh Gaqo Çako.
Mjeshtri i madh i muzikës, simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, “Nderi i Kombit”, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83- vjeçare. E pikërisht për momentet e fundit të babait të tij foli sot në studio kantautori. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Pirro Çako, tha se babai i tij i la shumë amanete dhe një ndër ta ishte që kënga “Fjalët e qiririt” të ishte në homazhet e tij.
“Kam qenë pranë tij kur u nda nga jeta. E dija që ishin momentet e fundit. Nuk mund të rrija gjatë gjithë kohës aty, kisha dalë për të blerë disa gjëra sepse doktori më tha që nuk do të zgjaste shumë. Më njoftuan dhe vajta shpejt aty. Ai la shumë amanete, një ndër ta ishte për këngët e homazheve të tij. Më mungon shumë, por sot jam më i fortë, derdh më pak lot nga sytë sepse nga zemra vazhdoj të vajtoj njëlloj. E kam të vështirë. S’ka si prindërit, janë dy njerëz që s’të tradhtojnë kurrë. Që kur ai nuk është më, më duket sikur ka humbur një krah i trekëndëshit të familjes. E kujtoj vazhdimisht, do më mungojë gjithmonë, por tani që ai nuk është unë kujtoj gjërat që më ka thënë. Ai ishte njeri i heshtur, idealist, e njihte shumë mirë të bukurën dhe nuk bënte kompromise. Shumë vonë më ka pranuar mua si kompozitor, por shumë vonë ma shprehu. U ndjeva i lehtësuar, aty mora edhe unë besim në vetvete. Ai nuk dorëzohej, nuk pranonte kohën që kalonte, donte të ishte gjithnjë i gatshëm për të kënduar. Mamaja e ka shumë të vështirë, kishin 60 vjet bashkë. Edhe pse shkoj dhe rri me të, ngushëllimi është i pamundur, ajo nuk e zëvendëson dot atë njeri. Jam me fat që kam akoma nënën”, tha Pirro.
Alba Bajrami – Miss Shqipëria 2018
Irfan Gjeci – Agronom