#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Historia si nëpër libra e gazetares Jonila Godole me ambasadorin austriak


Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një histori të veçantë dhe të bukur dashurie. Do të kemi të ftuar një emër të njohur dhe mjaft të respektuar në gazetari, që me mendimin e saj kritik ka sjellë për publikun gjithmonë thellësi, profesionalizëm dhe kurajë.

Bëhet fjalë pikërisht për gazetaren e njohur shqiptare Jonila Godole me të cilën ne sot do të zbulojmë një anë tjetër të saj, një histori që kalon përtej kufijve të profesionit të saj, pasi krejt ndryshe ajo këtë vjen në një rrëfim të veçantë për historinë e saj të dashurisë që ka kaluar përmes shumë viteve dhe sfidave.

U takuan për herë të parë ne janar te 1997, u ribashkuan ne tetor te Vitit 2019 dhe u martuan me 28 shtator 2024. Ashtu sic thote edhe Jonila Godole, “Dashuria nuk vjen lehtë, por dashuria e vërtetë, e gjen gjithmonë rrugën e vet!”

27 vite pas takimit të parë me diplomatin austriak, Christian Steiner, Jonila ka vendosur kapitullin e fundit të kësaj historie të veçantë, pasi vetëm pak kohë më parë në shtator Jonila dhe tashmë bashkëshorti I saj, diplomati austriak, aktualisht ambasadori I Austrisë në Mal të Zi Christiani kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë, në Parkun Kombëtar të Butrintit. Për të na zbuluar dhe rrëfyer më shumë për këtë ngjarje emocionuese në jetën e saj, ftojmë pa humbur kohë në studio Jonila Godolen.

Rudina – Muaji i mjaltit në Japoni/ Jonila Godole rrëfen historinë me ambasadorin Christian Steine

Rudina – “The Balkan Piano”/ Pianisti nga Shkodra prezanton albumin e parë CD


Në këtë pjesë të emisionit do të kemi të ftuar një artist të veçantë të muzikës të cilin për herë të parë do ta kemi në studion tonë. Bëhet fjalë Amir Xhakoviq, një pianist I suksesshëm nga Shkodra, i njohur për aftësitë dhe talentin e tij të veçantë në interpretimet muzikore.  Si artist pianist solist ka interpretuar ndër vite jo vetëm në skenat shqiptare brenda vendit por edhe në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Greqi, Belgjikë Itali, Hollandë etj duke u vlerësuar me disa çmime. Së fundi ai ka sjellë CD albumin e parë pianistik “The Balkan Piano”, vëllimi i parë për shtëpinë diskografike prestigjoze, Toccata Classics, në Londër. Por për të folur dhe zbuluar më shumë rreth albumit të tij, por edhe për ta njohur më shumë, ftojmë pa humbur kohë artistin pianist, Amir Xhakoviq.

/tvklan.al