#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Një këngë për dhunën ndaj grave, Blerina Braka me “Mirëmëngjes” në “Kënga Magjike”
Përshëndetje të dashur miq, ritakohemi sërish bashkë këtë të premte. Do e nisim programin sot me një këngëtare shumë të dashur për ne. 3 javë më parë ka publikuar këngën e saj më të re, me të cilën konkurron për çmimin e madh në Festivalin e “Kënga Magjike”, një këngë me një mesazh të fortë, drejtuar vajzave dhe grave të dhunuara, ajo u thotë Mirëmëngjes, në titullin e saj të këngës, por ne i themi mirësevjen. Rudina fton në studio Blerina Brakën.
Rudina – “Bienvenidos a flamenca”: Një mbrëmje magjike me flamenco dhe pasion!
Flamenco spanjolle erdhi në Tiranë me koncertin “Bienvenidos a flamenca” të valltares shumë të njohur të këtij zhaneri kërcimi, Rocío Garridos. Ky koncert u zhvillua mbrëmjen e 4 nëntorit, në kuadër të Javës Spanjolle në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.
Rocío Garridos është fituese e çmimeve prestigjioze ndërkombëtare si kërcimtarja më e mirë e flamencos. Ne ishim me kamerat tona për ta ndjekur nga afër, ndjekim materialian e përgatitur.
Rudina – Rrëfehet Linda Kalemi: Arsyeja pse u ktheva në Tiranë, pas 30 vitesh në Stamboll
Në këtë pjesë të tretë do të jemi me një personazh. Ne e kemi pasur edhe më herët në studio, ku na ka rrëfyer historinë e saj të kujdesit ndaj ish-bashkëshortit, kampionit të sportit, Klement Lutfija, që për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte aksidentit të rëndë në Stamboll. Ajo tashmë është kthyer përfundimisht në Shqipëri. Se përse ka vendosur të kthehet do të na e tregojë vetë ajo ndaj ftojmë në studio Linda Kalemin.