#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Instruktorja Enida Ramasaco: Mosha metabolike, çfarë tregon për jetën tonë?
Në këtë pjesë do të flasim për një temë që na prekë të gjithëve, atë të të qenurit në formë;
Një regjim i mirë ushqimor, një stil jetese i shëndetshëm kombinuar padyshim me aktivitet fizik dhe palestër, janë çelësi i sekretit i të qenurit në formë. Por për shkak të kohës, angazhimit në punë, jo të gjithë ia dalim t`i zbatojmë në kohët që jetojmë.
Ne do të kemi sot në studio një të ftuar e cila na ka frymëzuar me pasionin, vullnetin e saj për sportin, palestrën dhe jetën e shëndetshme…Ajo jeton në Gjermani, dhe sot do të vijojmë një bisedë të lënë përgjysmë, që lidhet me moshën metabolike të trupit tonë.
Po, po, edhe trupi ynë ka një moshë metabolike të ndryshme nga ajo biologjike, të cilën do ta zbulojmë përmes një paisjeje të cilën Enida Ramasaco e ka sjellë sot për ne në studio…
Matja e moshës metabolike, 3 zonjat e publikut e zbulojnë në studio
“Mesnatë në Pera Palasë, lindja e Stambollit modern”, Romani që rrëfen sekretet e tij
Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të ndalemi tek një përkthim i ri në gjuhën shqipe, i cili vjen si propozim nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.
“Mesnatë në Pera Palasë, lindja e Stambollit modern” është libri më i ri sjellë nga kjo shtëpi botuese i shkruar nga historiani dhe autori i njohur amerikan, i specializuar në historinë e Evropës Lindore dhe Ballkanit, Charles King. Se ccfarë trajton ky roman do të na flasë më gjatë drejtuesja e shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Vasilika Tafa.
/tvklan.al