Me Almeda Abazin nga shtepia e saj ne Stamboll!
Almeda Abazi është aktore, ish-miss dhe moderatore shqiptare, e cila prej vitesh punon dhe jeton në Turqi. Në vitin 2007 u kurorëzua si Miss Tirana, në vitin 2008 fitoi kurorën e Miss Albania dhe Miss Globe Universe. Më pas ajo u largua për në Turqi ku përfudoi shkollën e mesme për të vijuar me pas studimet për aktrim. Ajo ka qenë pjesë e disa prodhimeve kinematografike në Turqi si “Konak” I vitit 2009 në rolin e “Ezgi”, “Show Business” si dhe në serialin “Ayrılık”.
Në vitin 2011 Almeda u bë pjesë e spektaklit “Yok Böyle Dans” versioni turk I “Dancing with The Stars” dhe më pas I reality show “Survivor Ünlüler-Gönüllüler” (Survivor celebrities-volunteers). Një ndër momentet më të rëndësishme në karrierën e saj ishte kur u bë pjesë e serialit të njohur historik “Sulejmani I Madhërishëm” ku luajti rolin e “Valerias”. Ajo u shfaq në shown “Para Bende” si prezantuese dhe më pas në vitin 2015 u bë sërish pjesë e reality show “Survivor All Star”. Ka realizuar sete të ndryshme fotografike ku ka ardhur si modele. Në vitin 2018 ajo prezantoi në Shqipëri kompeticionin “Dancing With The Stars”.
Almeda ka eksperimentuar gjithashtu në fushën e muzikës ku në vitin 2018 publikoi prodhimin e saj të parë muzikor “Alabama” në bashkëpunim me Burak Yeter. Që prej vitit 2017 është lidhur në martesë me aktorin e njohur të serialeve turke, Tolgahan Sayisman dhe bashku kanë vogëlushin 1-vjeçar, Efehan.
Nje interior designer si Ingrit Gjoni/Kengetarja zbulon angazhimin e saj te ri!
Këngëtarja Ingrit Gjoni ka nisur të zhvillojë një pasion të ri, që mund të kthehet në profesion. Bëhet fjalë pikërisht arredimin e ambjeteve të brendshme të shtëpive, zyrave etj. Ajo do të na tregojë në studio sesi lindi ky pasion I saj.
Gjithashtu na tregon edhe një pjesës nga klipi I saj, që pritet të publikohet së shpejti. Pjesë e këtij klipi është edhe djali i këngëtares, Paridi. Klipi do të publikohej që përpara karantinës.
“Ekstrem”, Ingrit Gjoni performon ne studio nje nga kenget e saj!