#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Rezarta Delisula, Romina Lula, Meri Shehu

”Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, Rezarta Delisula zbulon historinë e panjohur


Në pjesën e parë për ditën e sotme do të kemi të ftuar një gazetare mjaft të njohur, e cila është një mikeshë e programit tonë. Ka qenë shpesh e ftuar për tema të ndryshme por gjithashtu edhe për botimet e saj mjaft interesante, që kanë në fokus Tiranën, si një vajzë tironse që është. Këtë herë vjen sërish si autore e librit të saj të tretë, ”Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, i cili u promovua të premten e javës së kaluar. Në fokus është tema e gjakmarrjes, e cila në qytetin e Tiranës ka qenë një fenomen mjaft i rrallë, sporadik. Përmes dokumentave dëshmohet konflikti mes dy fiseve të njohura tiranase, Toptani dhe Jella. Në këtë libër vijnë si histori e dëshmi të ruajtura në arkivat osmane, duke nxjerrë në dritë anë të panjohura.

Italoptik/ Brandi i parë shqiptar i syzeve optike

Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të flasim për një lajm të bukur në fakt, pikërisht për brandin e parë të syzeve optike në Shqipëri sjellë nga Italoptik. Me një game të gjerë syzesh optike dhe dielli për gra, burra dhe fëmijë, Italoptik bëhet për herë të parë në vendin tonë brendi i parë shqiptar i syzeve optike, i cili është totalisht një produkt “handmade in Italy” dhe është një produkt “made in italy”. Për të folur më gjatë dhe gjithashtu rreth detajeve të këtij brandi do të kemi të ftuar në studio administratoren e Italoptik, Romina Lula.

Fund tetori me ‘bum’ vështirësish, Meri Sheh:u Binjakët kalojnë ‘tornadon’, Akrepët bëhen me nerva

Në pjesën e tretë për ditën e sotme, siç e dimë ditën e hënë vjen një mikeshë mjaft e dashur e programit. Bëhet fjalë për astrologen më të njohur në Shqipëri, e cila vjen edhe këtë javë për të na treguar sesa yje merr secila nga shenjat dhe sesi pritet të jetë kjo javë. E presim menjëherë në studio, astrologen e njohur Meri Shehu për këshillat e saj…
Yjet për javën 28 Tetor-3 Nëntor:
Dashi 3
Demi 2
Binjakët 1
Gaforrja 3
Luani 2
Virgjëresha 3
Peshorja4
Akrepi 4
Shigjetari 3
Bricjapi 2
Ujori 3
Peshqit 1