“Larg”/Projekti më I ri muzikor nga Venera Lumani dhe Lind Islami!
Çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami, në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan folën midis të tjerave edhe për projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga e tyre mban titullon” Larg” dhe është përfunduar në fillim të Marsit. por për shkak të situatës, publikimi i saj u shty për më vonë.
Lind Islami: Në fakt kënga është përfunduar në fillim të Marsit dhe e kishim në plan ta nxirrin sapo e kishim përfunduar, por duke parë situatën që ditët e para ishin shumë kritike dhë nuk e dinim se çfarë do bëhej, vendosëm ta shtyjmë, Por në këtë kohë e vlerësuam të dy që është një dhuratë për gjithë ata që duan pak muzikë.
Ndërsa Venera shprehet se në filllim të lidhjes së tyre, kur jetonin larg njëri-tjetri, Lindi në Tiranë dhe Venera në Shkup kanë ndjerë mall për njëri-tjetrin.
Venera Lumani: Fabula flet për një çift që janë larg njëri tjetrit. Mbase kjo është një periudhë kur unë kam jetuar në Shkup dhe Lindi ishte në Tiranë dhe ndjenim atë mallin për njëri-tjetrin. Kjo ishte diçka shumë e bukur që na ka ndodhur në fillim të lidhjes sonë dhe thamë pse mos e sjelllim./tvklan.al
Pandemia, si te mbrohemi dhe si ta luftojme!
E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte mjekja infeksioniste, Dr.Sabahete Dedja.
Ajo u ndal tek ato që konsiderohen si rregullat e arta për situatën në të cilën jemi dhe që përfshijnë distancimin social, qëndrimi në shtëpi dhe higjienizimi brenda shtëpisë. Gjithashtu mjekja konsideroi si mjaft të rëndësishme edhe sasinë e ushqimit që konsumojmë. Dedja sugjeron sa më pak ushqim dhe sa më cilësor sepse ushqimi i tepërt shkakton disa substanca toksike që quhen nitrite dhe që janë të dëmshme për organizmin.
Sabahete Dedja: 3 rregullat e arta që janë të domodsodshme dhe nuk duhet të harrohen kurrë: distancimi social, mbyllja në shtëpi për këdo qe nuk ka punë për të dalë, të dalin vetëm ato që kanë vërtet urgjencë, si policia, shëndetësisa dhe disa punonjës të tjerë. Sa të jetë e mundur higjenizimi brenda shtëpisë në maksimum, thuhet që mundet të bëhet sipërfaqja dhe gjithë këto objektet deri në dy herë në ditë, larja dhe dezinfektim. Por do ju bëja dhe një thirrje në lidhje me objektet që përdorni, dezifektojini sa më shumë, dhe frutat dhe zarzavatet.
Rudina Magjistari: Pra t’i lajmë me ujë dhe sapun?
Sabahete Dedja: Mundësisht ato që lahen me ujë dhe sapun.
Rudina Magjistari: Po me sodë?
Sabahete Dedja: Po edhe me sodë se një pjesë e tyre. Dhe do të tërhiqja dhe në një gjë fare të fundit, është parë që organizmi në këto raste prodhon nitrite. Nitritet janë disa substanca toksike për organizmin, ushqimi i tepërt, ngrënia e shumë ushqimeve mos kujtoni se ju bën mirë. Madje ushqimi më pak, do ju bënte shumë më mirë për organizmin, ushqim të paktë dhe cilësor, jo sasi të madhe. Nitritet që prodhohen janë të dëmshme për organizmin. Nga ana tjetër do ju thoja sa herë t’ju shkojë mendja për t’ju ushqyer merrni një gotë ujë, para se të hani në mënyrë të tillë që stomaku ta mbushë sa më shumë volumin. Të pimë ujë që mos na shkojë shumë mendje tek e ngrëna./tvklan.al
Me familjen Lohja nga Velipoja-Nje surprize per ditelindjen e gjyshes!