#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Chiara-Fedez, përralla e instagramit që u shkatërrua nga tradhtia dhe drama
Bill Gates zbulon gabimin më të madh të jetës…divoroci me Melinden
Do të flasim sot në program për dy ndarjet, DIVORCET më të bujshme: ndarjen dramatike të influencueses së famshme Chiara Ferragni nga reperi italian Fedez, themi dramatike pas përrallës që ata rrëfenin ccdo ditë në Instagram. Por edhe divorcin e Bill dhe Melinda Gates, në fakt ata janë ndarë në 2021, por kjo histori u rikthye në vëmendje pas deklaratës për The Times të Bill Gates, që divorci me Melindën ishte gabimi më i madh i jetës…
Të ftuar: Olesia Leço, Olti Curri, Aida Bido
“Komploti botëror kundër grave”: libri që hedh dritë mbi personazhet historike
Në këtë pjesë do të flasim për një libër mjaft interesant, “Komploti Botëror Kundër Grave” nga autorja bullgare Azora Rajs, botuar nga Arka e Noes, i përkthyer në shqip nga Rajna Kovaçi. Në libër shpalosen shumë personazhe bortërore, që nga lashtësia e deri në ditët tona, si dhe rrëfehet mënyrën se si ka ndikuar në formimin e gruas të ditëve tona. Çfarë fshihet pas këtij “komploti” dhe si e trajton autori këtë problematikë në një mënyrë të tillë që na bën të reflektojmë? Do të zbulojmë më shumë në studio.
/tvklan.al