Pëllumb Pipero – Mjek Infeksionist
Sazan Guri – Ambjentalist
Iris Luarasi – Aktiviste shoqëria civile/Pedagoge në departamentin e gazetarisë
Flora Xhemani Baba – Specialiste turizmi
Rashela Shehu – Gazetare në TV KLAN
Koronavirus deri më tani ka prekur 109 shtete në të gjithë botën. Numërohen 110.313 raste të konfirmuara si mbartës të virusit, 3.831 kanë humbur jetën dhe 62.395 janë shëruar. Shteti më i prekur në Europë vazhdon të jetë Italia, ku deri më tani nuëron 366 persona që kanë humbur jetën nga Coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri tani arrin në 7.375. Ndërkohë në Kinë nga ku nisi përhapja janë aktualisht 80.739 raste me të infektuar, 3.120 kanë humbur jetën. -E ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të frikshme të numrit të të prekurve me virusin e ri, në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja me Covid-19. -Sipas burimeve shëndetësore në Kinë, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 40 raste me koronavirus, 36 prej të cilëve ndodhen në Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, ndërsa 4 persona të tjerë sapo ishin kryer nga Irani.
Në vendin tonë janë shënduar dy rastet e para me kornavirus. Dy personat e prekur janë babë e bir. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet P.K, i cili ka udhëtuar nga Firence në Shqipëri në rrugë tokësore dhe pas kontaktit ka infektuar edhe babanë, V.K 54 vjec. 28-vjeçari ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, e ndërsa është zbuluar që është prekur nga ky virus mbrëmjen e djeshme, pas analizave të bëra. Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.
Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë është pezulluar mësimi i të gjithave shkollave deri në dy javë, si dhe pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, zonës së kuqe prekur nga infeksioni, gjithashtu janë anulluar të gjitha grumbullimet masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte.