Dy nga emblemat e humorit dhe satirës shqiptare, Luftar Paja dhe Arqile Lipe janë të ftuarit specialë të pasdites në “Rudina” në Tv Klan. Rudina Magjistari s’mund ta fshihte kënaqësinë që më në fund ata pranuan ftesën për të qenë në studio në një rrëfim të rrallë për karrierën e tyre që shënon edhe një kontribut të madh në kinematografi e teatër.
Teksa po iu shprehte gjithë vlerësimin e saj, Magjistari u vendos në ‘siklet’ sepse aktorët nuk i lanë ‘radhë’. Luftar Paja kujtoi një episod fare të shkurtër me babain e saj e më pas iu bashkua edhe Arqile Lipe që përforcoi fjalët e mira të kolegut të tij.
Rudina Magjistari: Unë kam qenë e vogël kur ju shikoja në ekran në ato vite. Z. Paja kam pasur mundësi ta takoj edhe në situata të tjera rrugës…
Luftar Paja: Petraqi është bërë sebep që kam vajtur unë në teatrin e Fierit!
Rudina Magjistari: Vërtet e ke?
Luftar Paja: Po.
Rudina Magjistari: E ka fjalën për babain tim, më vjen mirë!
Luftar Paja: Petraqi dhe Dhurata!
Rudina Magjistari: Faleminderit shumë për të dy!
Arqile Lipe: Zotni burrë, zotni!
Rudina Magjistari: Shumë faleminderit, më emocionuat vërtet, por për mua sonte është një nder që ju kam të dy./tvklan.al