Të ftuar:
Aulona Musta – Gazetare dhe moderatore
Stela Sallaku – Stiliste
Arjeta Palushaj – Modele, bloggere
Vera tashmë ka ardhur, por edhe pse moti këto ditë nuk ka qënë i qëndrueshëm, të gjithë mezi presin të shijojnë sezonin e plazhit, pushimet, diellin, detin, dhe me siguri të gjithë po përgatiten për pushime.
Sidomos vajzat dhe gratë, të cilat kujdesen edhe më shumë për t’u dukur sa më bukur, në formë të mirë fizike dhe për të qënë sa më IN, në tendencat e fundit verore.
Dhe pikërisht për të folur për këtë temë ishin sot të ftuara në studion e “Rudina” në Tv Klan stilistja Stela Sallaku, gazetarja Aulona Musta dhe modelja Arjeta Palushaj.
Gjatë emisionit ato folën për tendencat më të fundit të rrobabanjove dhe aksesorëve të plazhit dhe treguan se cilat janë veshjet më të përshtatshme për ditët e para të plazhit kur trupi është ende i bardhë.
“Ajo çfarë sugjerojnë stilistët për ditët e para të plazhit janë ngjyrat pastel pasi nuk krijojnë3 kontrastin e menjëhershëm të trupit të bardhë. Roza dhe bluja pastel janë ngjyrat që sugjerohen me detajet e fluturave të cilat i kemi parë shpesh. Rrobabanjot me vija janë një detaj tjetër sugjerim pasi krijojnë kontrast. Nuancta e tjera që rekomandohen janë, nudë, ngjyrat e tokës si bezha apo ngjyra e mjaltit. Të zezat dhe të kuqet nuk rekomandohen fillimisht pasi krijojnë shumë kontrast”, tha stilistja Stela Sallaku.
Elio Hysko – Kryetar i ” Fressh”
Edhe pse vetëm 25 vjeç Eljo Hyska prej 1 viti e gjysmë mban një post të rëndësishëm politik, si kryetar i FRESSH-it.
I vendosur dhe i qartë në atë që kërkon të arrijë, Hysko ishte sot në studion e “Rudina” në Tv Klan për të folur për angazhimin e tij në politikë dhe jo vetëm.
Gjatë emisionit ai kujtoi një nga momentet më të trishta të jetës së tij, pikërisht atë të humbjes së babait.
“Unë kam qenë 12 vjeç kur babai im ndërroi jetë. Ka qenë një moment shumë i vështirë, është kujtim i trishto që shenjon jetën e dikujt. Por unë përpiqem të mar gjërat më të mira që ai më ka mësuar, të jemi me respekt dhe me shtyllë kurrizore ndaj të gjithë njerëzve, qofshin ata të kujtdo shtrese. Ai ka qenë njeri që është përpjekur të ruaj vlera si tek unë edhe tek Turi dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë deri tani. Pas humbjes së tij ishte Turi i cili u vendos para një sfide shumë të madhe, u bë burri i shtëpisë dhe u kujdes për ne. Ai mori rolin e mentorit në jetën time sepse unë isha në një moshë delikate. Ai është kujdesur që unë të mos bëja gjëra që babai im s’do ishte krenar”, tha Hyska.
Rei Brezhani – Këngëtar