Gentjan Bejtja është ekzekutuar pasditen e sotme në banesën e tij në Larushkë të Fushë-Krujës. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, dyshohet se autorët e kësaj ngjarjeje kanë pasur informacion për çdo lëvizje të 42 vjeçarit. Mësohet se ish-polici i burgjeve ka pasur përplasje me persona të rrezikshëm në zonën e Niklës në Fushë Krujë.


Paraprakisht, raportohet se është qëlluar me 4 kallashikovë, ndërsa në vendngjarje ka numër të madh gëzhojash.

Vlen të theksohet se Bejtja kishte qenë shënjestër e 3 atentateve më herët. Edhe pse ia doli të shpëtonte, ai nuk dëshmoi kurrë në Polici. Daci thekson se ai ishte një person që kishte dijeni mbi ngjarje të ndryshme kriminale dhe se preferoi të mbrohej nga miq të tij, të cilët kanë rekorde kriminale.

Pse Bejtja nuk dëshmonte në Polici?

Gazetarja Glidona Daci: Një grup kriminal ishte shumë i interesuar dhe kërkonte me çdo kusht ekzekutimin e tij. Sa i takon shmangies, të paktën me informacionet e deritanishme ai ishte personazh me shumë dritëhije, kishte informacione për shumë ngjarje të rënda kriminale në Lezhë, Shkodër e Durrës. Ishte përdorur herë pas here si karrem ose që shiste persona për llogari të grupeve kriminlale. Nëse do bëhej i penduar i drejtësisë do kishte zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale. Preferoi të mbrohej nga miqtë e tij të ngushtë, që janë persona me rekorde kriminale. Ai ka qenë mik i ngushtë i Enver Stafukës i cili rezulton i zhdukur dhe që thuhet se kishte informacione të detajuara për ngjarje të ndryshme kriminale./tvklan.al