Breshëria e raketave dhe dronëve rusë mbi Ukrainë nuk u ndal për të dytën natë radhazi.
3 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga një valë sulmesh që këtë herë u përqendruan në Krivi Rih, qytetin e lindjes së presidentit Volodimir Zelenskiy.
Sulmet shkatërruan një hotel në qendër të qytetit, ku rusët pretendonin se fshiheshin objektiva të ushtrisë ukrainase.
Zyrtarë të ushtrisë së Keivit thanë se kishin shkatërruar në ajër mbi 60 dronë shpërthyer dhe raketa ruse. Ndërsa ushtria ruse njoftoi se lëshoi drejt Ukrainës 10 raketa dhe 81 dronë, natën e kaluar.
Sulmi pason atë të orëve të para të së Hënës që goditi të gjithë qytetet e mëdhenj të Ukrainës përfshirë edhe Kievin dhe ku humbën jetën 6 persona.
Sulmi me 100 raketa dhe mbi 100 dronë shpërthyes, konsiderohet si më i madhi në më shumë se dy vite luftë në Ukrainë.
Zelenskiy paralajmëroi hakmarrje për sulmet e këtyre ditëve, që ndodhin në një moment kur ukrainasit për të parën herë kanë pushtuar mbi 1 mijë kilometra katror territor rus në rajonin e Kurskut, e ku ushtria ruse e ka patur të pamundur t’i zmbrapsë.
Tv Klan