17 të plagosur nga goditja e Kievit me raketa
Raketat ruse ndriçuan qiellin e Kievit ende pa zbardhur kjo e enjte.
17 persona u plagosën nga breshëria e raketave që ra mbi kryeqytetin ukrainas si hakmarrje e rusëve, për intensifikimin e sulmeve të ushtrisë së Ukrainës, në krahun rus të kufirit mes dy vendeve.
Ushtria ukrainase njoftoi shkatërrimin e 31 raketave të hedhura mbi Kiev gjatë kësaj të enjteje. Ato ishin aq të fuqishme se mbetjet e tyre shkaktuan po ashtu dëme në disa pallate në kryeqytetin ukrainas.
Në të njëjtën ditë, Komisioni Europian shpalosi planin për shfrytëzimin e aseteve të sekuestruara ruse në bankat e vendeve të unionit për të blerë armë e për të rindërtuar Ukrainën nga dëmet e luftës. Ndërsa Kremlini paralajmëroi se do të ndërmarrë masa që godasin në të njëjtën mënyrë Bashkimin Europian.
Tv Klan