Gazetari amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg.
Ai u akuza për spiunazh, të cilat i mohoi gjatë procesit. Gjithashtu akuzat janë hedhur poshtë nga gazeta ku punon dhe vetë qeveria amerikane. Më herët prokurorët kërkuan që Evan Gershkovich të dënohet me 18 vjet burgim.
Qeveria amerikane dhe gazeta Wall Street Journal, e kanë quajtur ndalimin dhe procesin si të motivuar politikisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Në një deklaratë për shtyp drejtori ekzekutiv i gazetës Wall Street Journal, Almar Latour, e cilësoi dënimin të turpshëm dhe u zotua të bëj gjithçka për lirimin e tij.
“Gazetaria nuk është krim, nuk do të pushojmë derisa të lirohet. Kjo duhet të marrë fund tani”, tha Latour në një deklaratë të shpallur pas vendimit.
Disa herë ka pasur negociata mes agjencive të zbulimit të dy vendeve për të shkëmbyer të burgosur, por nuk është arritur në një rezultat për lirimin e gazetarit Gershkovich.
Deri tani nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është bërë asnjë koment në mënyrë për t’a mbajtur larg vëmendjen e medias. Mediat ruse kanë thënë se marrëveshja mund të arrihet pasi ndaj gazetarit të jetë shpallur vendimi.
Procesi gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura në qytetin Jekaterinburg, aty ku edhe është arrestuar.
Gershkovich u ndala më 29 mars 2023, gjatë kohës që ishte me shërbim dhe u akuza nga autoritetet për përpjekje të mbledhjes së të dhënave sekrete ushtarake në favor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA.
Klan News