Ndërkohë që në Arabinë Saudite SHBA dhe Rusia ishin në prag të bisedimeve për paqe, gjatë natës forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën.
Forcat ajrore sulmuan disa rajone, duke përfshirë Kievin, Kirovohrad, Kharkiv, Kiev dhe Cherkasy. Nga sulmet raportohen edhe disa të plagosur dhe një humbje jete.
Ministria publikoi gjithashtu pamje dramatike të një sulmi me dron rus kundër punonjësve të shpëtimit që mbërrinin në skenën e një sulmi të mëparshëm që synonte një cisternë që u dërgonte ujë të freskët banorëve të Kostyantynivka , në rajonin lindor të Donetsk.
Kreu i administratës Kostyantynivka tha se dy punonjës shpëtimi dhe dy policë u plagosën në sulmet.
/tvklan.al