Rusia ka lëshuar një urdhër arresti për aleatin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, Leonid Volkov. Sipas asaj që raporton Reuters, Volkov, jeton aktualisht jashtë Rusisë. Një ditë më parë Leonid i kërkoi rusëve që të mblidhen pranë shtëpive të tyre në një protestë mbarëkombëtare në Ditën e Shën Valentinit.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të ndezin nga një pishtar në dorë dhe dritat e telefonave. Dhjetëra mijëra kanë dalë në rrugë javët e fundit për të protestuar kundër burgosjes së Navalny, një kritik i presidentit Vladimir Putin.
Policia arrestoi mbi 11,000 njerëz që morën pjesë në ato dhe bënë thirrje që protestat e paligjshme Kremlini do t’i dënojë. Çështja ka shkaktuar tensione të reja midis Rusisë dhe Perëndimit të cilët kanë lajmëruar se do të vendosin përsëri për sanksione.
Klan News