Nderimet për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny vijuan edhe këtë të shtunë. Një ditë pas funeralit të tij qytetarë të shumtë rusë shkuan në varrezat e Moskës ku prehet edhe trupi i 47-vjeçarit për të nderuar figurën e tij.
“Kam vendosur të vij sepse dua të nderoj kujtimin e njeriut që është bërë simbol i rezistencës për mua. Dhe pas asaj që ndodhi, është një ndjenjë trishtimi shumë te thellë. Por sado e tmerrshme që mund të tingëllojë, është ende mirë që shoh se sa shumë njerëz erdhën këtu”, tha një qytetar.
Edhe nëna e liderit të ndjerë të opozitës Lyudmila Navalnaya ishte e pranishme. Lamtumira politikanit të opozitës ju dha nën masa të rrepta sigurie.
Funerali së Premtes pasoi një betejë të aleatëve të Navalny me autoritetet e Kremlinit për të marrë trupin dhe organizuar ceremoninë e varrimit të kritikut më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin.
Klan News