Rusia ka sulmuar pjesën qendrore të Kharkiv duke plagosur të paktën 23 persona. Ushtria ka goditur një zonë banimi me popullsi të dendur me një raketë S-400 ndërsa lëshoi dhjetëra dronë në Zaporizhzhia.

Forcat ruse sulmuan gjithashtu infrastrukturën energjetike në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se Rusia përdori rreth 460 dronë dhe mbi 20 raketa për të sulmuar Ukrainën javën e kaluar.

Ligjvënësi republikan, Mike Waltz, që është përzgjedhur nga Trump për të shërbyer si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare gjatë administratës  për “Fox News” tha se vendimi i Presidentit Biden për të lejuar Kievin që të përdorë mina tokësore po e kthen pjesën lindore të Ukrainës si betejat e luftërave të mëparshme.

“Ku po shkon i gjithë ky përshkallëzim në Ukrainë tani? Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë për t’i dhënë fund këtij konflikti. Ajo që duhet të diskutojmë është se si t’i çojmë të dyja palët në tryezë dhe pastaj flasim për një marrëveshje.”

Sipas tij Presidenti i zgjedhur Trump, është i shqetësuar nga bilanci i rëndë i viktimave që ka shkaktuar lufta dhe ndaj duhet të perfundojë ky konflikt sa më shpejt.

Klan News