GjeneralSa dekorata ka shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura? Këtë pyetje ngriti disa ditë më parë Instituti i Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në faqen e tij online. Shkak u bë uniforma e re Gjeneral Jeronim Bazës gjatë një vizite në Bruksel.

Por edhe në takimin e shefave të Shtabit të NATO-s të mbajtur më 22 maj në Bruksel, shefi i Shtabit ka patur të njëjtën uniformë. Pas kësaj ka reaguar një grup ushtarakësh me ane të një letre të hapur që denoncon shtimin e medaljeve në uniformën e gjeneral Jeronim Baze.

Në këtë letër citohet se dy muaj më parë kishte vetëm 4 medalje ndërsa tani rreshtohen plot 11 të tilla. Për grupin e ushtarakëve që ngenë këtë çështje, me një papërgjegjshmëri totale, kohë me parë, Baze i kërkonte llogari Presidentit për të shkarkuar nga detyra Përfaqësuesin Ushtarak të RSH në NATO Kristaq Gerveni, pasi ky i fundit, kishte veshur uniformën e Admiralit, ndërkohë që ishte me gradën kudëradmiral.

Në realacion drejtuar autroriteteve eprore për shkarkimin e kundëradmiralit ai propozonte masë ekstreme për: “Shkarkim nga detyra dhe nxjerrje në lirim, me moticavionin: Rezulton se me futjen dhe përdorimin e unifromave të reja të FA, kundëradmirali në mënyrë flagrante dhe të përsëritur ka vendosur gradën e gabuar në uniformë”.

Tashmë sipas këtyre ushtarakëve ligjin po shkel vetë zoti Baze. Çështja e gradave u ngrit në atë kohë edhe nga Ministrja Kodheli e cila kërkoi shkarkimin e zotit Gerveni po u tërhoq pasi ligji ia njeh Presidentit këtë të drejtë.

Në të njëjtën letër kërkohet Shefi i Shtabit të sqarojë urgjentsisht publikun për këtë enigmën e medaljeve të shtuara dhe nëse medaljet janë të pamerituara, ai duhet të japë dorëheqjen. Në të kundërt sipas Presidenti i Republikës duhet ta lirojë nga detyra, jo vetëm për këtë rast por edhe për shkeljet e përsëritura të ligjit në detyrën që kryen.

TV KLAN