Kishin mbetur të bllokuar nga mali i Jezercës
Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes sqaron se operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.
Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses./tvklan.al