Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sabit Brokaj:- “Berisha mund ta ndihmoj rendin gjykoj unë. Mjafton se atyre njerëzve me të cilët thoshte se mund të merrte qeverinë tre herë në javë, tu thotë se ato tashmë shpërbëhen, të hyjë në garë me gjithë partitë e tjera, duke u bërë thirrje simpatizantëve të tyre, militantëve të dorëzojnë armët. Nuk vendoset rendi në tavolina partish. Rendi vendoset në shtet, ndaj ka një ministri të Brendshme ka dhe struktura të shtetit”.
Genc Pollo:- Partia Demokratike ka bërë këtë propozim, ka marrë përgjigje positive e këtij pakti e të gjitha partive të opozitës dhe ne shpresojmë që një përgjigje e tillë të vij dhe nga PS dhe partitë e tjera që bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar. Unë do kisha dëshiruar që dhe zoti Mejdani ta kishte mbështetur pa rezerva këtë fakt dhe jo ta lidhte me çështje të tjera, që vlejnë por nuk duhet të futen në një propozim konkret për një çështje emergjente ndoshta me qëllimin jo të mirë për ta penguar atë dhe për ta komplikuar atë”./tvklan.al