Këngëtari mjaft i dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se është bashkuar me bashkëshorten e tij Nera.

“Jam shumë i lumtur që të kam pranë! Nga ky moment fillon vetëkarantinimi. Me dashni, së bashku me dashninë e jetës”, shkruan Sabriu bashkëngjitur fotos ku shihet i buzëqeshur përkrah bashkëshortes së tij.
Në momentin kur u morën masa për izolim për shkak të përhapjes së pandemisë, gruaja e tij ndodhej jashtë Kosovës. Fansat nuk kanë hezituar të pyesin këngëtarin se si u bë i mundur bashkimi i tyre, por deri tani ai nuk u ka kthyer përgjigje këtyre pyetjeve./tvklan.al