Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Sabri Godon, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme.

Sabri Godo:- “Ajo që thuhet se ka çeduar Millosheviçi dje, ka thënë Çernomerdin, në të vërtetë nuk përmban asgjë të re. Sepse dhe më parë Millosheviçi ka thënë që mund të pranonte jo trupa të huaja por vëzhgues, domethënë është një variant i kësaj që të vinin atje lë të themi kaskat blu. Këtë e provoi Bosnja dhe e pagoi me 200 mijë viktima. Ajo që duhet të bëjë me vendosmëri Perëndimi që u ka premtuar në mënyrë të qartë edhe shqiptarëve në Rambuje është që kjo forcë ushtarake ndërkombëtare atje në çdo rast duhet të udhëhiqet nga NATO. Merret ndonjë iniciativë edhe nga e Djathta e Bashkuar për të bërë së pari një takim të themi me Bashkimin për Demokracinë, këto ne do t’i diskutojmë nesër me të Djathtën e Bashkuar dhe pastaj ndofta dhe për një tryezë më të zgjeruar të partive politike. Të mendojmë të gjithë sëbashku se c’ndihme mund të japim në këtë situatë të një emergjence të jashtëzakonshme”./tvklan.al