Prostitucioni në Tiranë është një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit, sidomos sa i përket vajzave të huaja që vijnë në kryeqytetin shqiptar për të ushtruar këtë aktivitet ilegal.
Por të shumta janë edhe vajzat shqiptare që ofrojnë shërbime seksuale në ambiente të kamufluara si qendra masazhesh.
Gazetari dhe drejtuesi i Stop, Saimir Kodra, tha në emisionin Opinion në Tv Klan se në një prej rasteve që emisioni i tij ka transmetuar, ka qenë një vajzë studente ekselente që ofronte shërbime seksuale.
Blendi Fevziu: Sa janë pagesat në qendrat e masazheve?
Saimir Kodra: 50-100, pasaj varet se çfarë kërkon. Ke all inclusive, dhe nuk ke. Janë vajza shqiptare, mbaj mend në rastin e fundit që kam transmetuar më erdhi shumë keq që njëra nga vajzat që u kap brenda ishte studente ekselente e Mjekësisë. U shkruajt në atë kohë. E shkreta e bënte për të përballuar shkollën, mesa duket familja s’kishte mundësi dhe u kap atje. Në fakt nuk ishte ajo që ne kapëm me kamera të fshehtë, por ishte në ambient, u gjet në momentin që vajti policia.
/tvklan.al