Saimir Tahiri e theu heshtjen pas 1 viti për të bërë publike dosjen hetimore të Antimafias Italiane për lidhjet e tij me Habilajt, atë që e konsideron si të vërtetën e tij.
“Ata hetuan çdo akuze me kërkesën time dhe më kanë dorëzuar mua vendimin e pushimit të hetimit, sepse jam tërësisht i pastër”.
Tani ish-ministri i Brendshëm thotë pas këtij dokumenti të drejtësisë italiane, të publikuar eksluzivisht prej të hënës nga Tv Klan, të njëjtën të vërtetë pret edhe nga drejtësia shqiptare, të cilës i kërkon të mbyllë hetimet e të hetojë pa ndikim nga politika.
“Kanë një vit që hetojnë jetën time, janë 7 prokurorë të bëhen dhe 70, por të japin një përgjigje. Mjaft më”.
Veten e veçon nga politikanët që kanë patur probleme me drejtësinë.
“As jam fshehur pas pushtetit dhe as kam thënë që s’mbaj përgjegjësi për vëllain, baxhanakun. Drejtësia e blerë qoftë dhe nga Edi Rama, është më e keqe se çdo gjykim për mua”.
Akuzat me adresë se kanë përbaltur figurën e tij i ka për politikanë, diplomatë e media.
Por pavarësisht kësaj për të gjithë ka një falenderim.
“Ju faleminderit të gjithë se më vutë para një sfide të vërtetë”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shtyrë edhe me 3 muaj të tjera hetimet per ish – ministrin e Brendshëm dhe e ka përfshirë dosjen italiane në fashikujt e saj hetimore, menjëherë pas dorëzimit të hënën nga Tahiri.
Tv Klan
Saimir Tahiri: “
Unë zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë, vetëm përballë drejtësisë. Kam zgjedhur të mos bëj politikë, për fat të keq i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Qeshja me ca që më kanë njohur mirë dhe i kam njohur mirë, që bënin sikur më nuk më njihnin.
Pas tyre dhe ca ambasadorë në vendet e tyre as do guxonin të flisnin kur heton Prokuroria. Kanë gënjyer aq shumë për mua për ditë. Unë vetëm kam heshtur. E vërteta sado vonë, do bërtas më fortë. Kam pasur e kam shumë për të thënë. Unë kam diçka rëndësi që dua ta ndaj me ju dhe publikun. E vërteta nuk rri dot fshehur. Ju kujtohet se si në 24 Tetor 2017, unë në konferencë për shtyp deklarova se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Atëherë ajo dora e zezë lëvizi fort për të thënë se letrat që nxorra unë ishin të falsifikuara.
Krahas hetimeve në Shqipëri unë kërkova të hetohem dhe në Itali. Prokuroria e Antimafias italiane regjistroi zyrtarisht hetim ndaj meje 3 ditë më pas. Janë prokurorë ata atje që nuk e kishin mendjen të shpërndanin gjysmë lajme në media. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të gjithë hetimeve i kërkuan gjykatës italiane për pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin. Gjykata pushoi hetimet dhe unë kam vendimin e Gjykatës, ku thuhet pushohen hetimet për Saimir Tahirin se nuk ka asnjë vepër penale. Autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet.
Bashkë me Interpolin janë verifikuar gjithë lëvizjet e mia në zonën Schengen dhe është mbyllur gjithçka sepse nuk ka. Këto e shumë të tjera janë hetuar pa zhurmë, pa lajme, pa politikë, ndaj Prokuroria dhe Gjykata italiane më dorëzuan këtë vendim të qartë si drita e diellit. Përtej çdo gjëje, kjo që po ndaj sot me ju është lajm i mirë për mua dhe familjen time dhe një forcë më shumë për ata njerëz të thjeshtë që më kanë besuar mua çdo ditë. Sado më kanë baltosur me gjysmë letra e gjysmë lajme që dilnin nga Prokuroria, me lajmet e sponsorizuara nga ajo dora e zezë, sado kanë drejtuar gishtin ndaj meje kaqolat e politikës, unë prapë dua t’i falenderoj të gjithë sepse më kanë bërë shërbim më të madh që as vet nuk e besoja. Më vunë në një sprovë të madhe njerëzore për të nxjerrë në dritë gjithçka dija vetë, por që nuk më mjaftonin fjalë për ta shpjeguar.
Unë kurrë nuk do harroj kush më qëndroi pranë në kohë të vështira, kush m’u largua në kohë të vështira dhe kush i sajoi këto kohë të vështira. Dhe ende nuk është fundi, unë pres përfundimet e prokurorisë shqiptare. Ka kaluar një vit. Letrat nga Italia unë i dorëzova në Prokurori të hënën. Unë kam duruar gënjeshtrat një vit. Dhe unë them boll, 1 vit është boll. Dhe nëse nuk mjaftojnë 7 prokurorë, atëherë bëjni 70, vetëm më tregoni të vërtetën time. Çfarë kohe duhet ende? Sa duhet akoma? Çfarë duhet akoma? Unë këtë nuk e di. Nuk më ka humbur durimi dhe nuk do më humbasë deri sa të dalë e vërteta. U bë 1 vit që heton Prokuroria dhe unë s’jam thirrur një herë të vetme. Unë do vazhdoj të pres me besimin dhe durimin tek e vërteta ime. Sepse unë nuk jam Lulzim Basha, kaqol në politik”
.
/tvklan.al