Lajme Arkiva 2003
Sali Berisha: Celibashi ky bandit që përfaqëson një nga kriminelët më të rrezikshëm të kombit dhe të vendit ju them unë ky është gjykatësi që ka liruar, ka shpallur të pafajshëm vrasësin kryesor të “Hakmarrjes për Drejtësi” Kreshnik Spahiun. Nuk ka asgjë të bëjë me avokatin.
Pas kësaj deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me njëherë kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjve Ilirjan Celibashi duke i cilësuar krejtësisht të pavërteta.
Celibashi është shprehur se nuk do të tolerojë ndaj akuzave të Berishës, por ai do i drejtohet drejtësisë në momentin kur nuk do të ketë m mandatin e kryetarit të KQZ-së pasi sipas tij nuk ja lejon statuti.
Ilirjan Celibashi: Është një qëndrim i imi personal, por në cilësinë e kryetarit të komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë do të jetë një qëndrim i cili do të prezantohet në institucionet shqiptare, jo sot, por ndoshta në një kohë të dytë, për një arsye që unë e konsideroj që është e pamundur që të bëhet tani. Se kush është kjo arsye besoj se do e kemi rastin përsëri, por për shkak të statusit që unë kam në këtë moment nuk dëshiroj që të merremi me këtë çështje.
Celibashi në lidhje me raportin e OSBE-së ka përjashtuar institucionin e KQZ-së në vërejtjet e bëra për zgjedhjet e 12 Tetorit dhe nuk jep një përgjigje nëse KQZ është gati për zgjedhje të parakohshme.
Kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” Erjon Braçe ka deklaruar se do të padisë në Gjykatën e Lartë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për kanosje. Kjo është padia e dytë ndërsa për të parën Braçe shprehet se procedurat janë bllokuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi./tvklan.al