Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar. Berisha ka përmendur me të inkriminuarin Anastas Angjelin, Bashkim Finon e Igli Toskën.

Sali Berisha:- “Igli Toska, i shkarkuar me vendim të KLD-së, për korrupsion dhe vjedhje dhe humbur në 98, apo 99, arkivat e gjykatës janë aty, padinë gjyqësore që bëri për t’u pastruar, në nivelin e Gjykatës së Lartë. Është edhe një tjetër, për shkak të sekretit shtetëror nuk po ia bëj publik emrin se ka pasur një çështje shumë të rëndë mbi të, por presidenti sërish shpresoj t’i referohet arkivit të Gjykatës së Lartë, një proces edhe ky i zhvilluar nga viti 98 apo 99. I kërkojë presidenti të mos pranojë që një dhunim kushtetues, t’i përgjigjet me një dhunim të ri kushtetues”.

Sipas kryedemokratit, kryeministri Fatos Nano duhet të japë dorëheqjen, pasi ai ka ndërruar tërësisht kabinetin qeveritar./tvklan.al