Lajme Arkiva 2003

ryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës di Rama si mbështetësin kryesor i organizatës “Hakmarrje për drejtësi”. Berisha shprehet se drejtues të kësaj organizate janë duke investuar në qendër të Tiranës për të ndërtuar një kompleks pallatesh.

Sali Berisha: “Hakmarrja për drejtësi” ka strumbullar dhe mbështetës kryesor të saj Edvin Ramën. Kemi denoncuar kohë më parë pushtimin e qendrës së Tiranës shembjen e qendrës historike dhe vënien e kësaj qendre pikërisht të kësaj organizate nga Edvin Rama, i cili duhet të theksojmë se përveç lidhjeve të tërthorta të gjakut ka lidhje me afera të pista me këtë organizatë. Nuk është vetëm Edvini. Janë një numër zyrtarësh të tjerë./tvklan.al