Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Lideri demokrat Sali Berisha ka hedhur poshtë ftesën publike të kryeministrit Fatos Nano për të udhëtuar së bashku drejt samitit të NATO-s në Stamboll. Berisha u rikujtoi shqiptarëve se ishte qeveria demokratike, e cila hodhi hapat e suksesshëm në rrugën e integrimit euroatlantik të vendit. Sipas tij, Nano është pengesa kryesore për integrimin ndaj duhen larguar, ndaj duhet larguar.
Sali Berisha: “Ai po shtyn ditët, por dhe laku, vërtet izolimi për shqiptarët po bëhet gjithnjë e më evident, por unë kam bindjen më të thellë, se ky izolim do të shndërrohet në një energji të madhe për ta për të çliruar veten nga ky regjim kleptokratik, që ka mbërthyer tani”.
Gazetari: Ju ka ftuar në Stamboll, do shkoni?
Sali Berisha: “Partia Demokratike është partia e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi integrimin e Shqipërisë në NATO, në një kohë kur kryekleptokrati hartonte rezoluta kundra NATO-s në parlament. Kudo që të shkojë Fatos Nano udhëton si një Lukashenko dhe një Aristid i Ballkanit, apo më mirë si Luzarenko i Ballkanit”.
Berisha ka dhënë vlerësimin e tij për rrëzimin e Fehmi Abdiut. Përsa i përket kreut të ri të kushtetueses, Berisha tha, se vetëm pas njohjes me kurrikulumin e Saulit do të vendoset për votën e tij në parlament./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame