Lajme Arkiva 2003

Ambasadori i ODIHR-it Robert Barry u takua sot me kreun e Partia Demokratike Sali  Berisha. Gjatë takimit kryetari demokrat i ka paraqitur ambasadorit Barry ankesat lidhur me mungesat në listat e zgjedhësve të një numri të konsiderueshëm votuesish si edhe probleme të tjerë që shoqëruan sipas tij zgjedhjet vendore.

Sali Berisha: Ambasadori Barry erdhi në një vizitë kortezie pasi nesër ambasadori largohet. Është për të theksuar se ky mision solli në mënyrë të padiskutueshme një kontribut thelbësor në drejtim sepse vuri në darë qeverinë për sa i përket policisë dhe fakti se ambasadori u instalua një muaj para zgjedhjeve natyrisht nuk e pengoi Fatos Nanon për të dalë hapur si armik i votës së lirë të shqiptarëve.

Nga ana e tij zoti Barry tha se do ti marrë parasysh vërejtjet dhe rezervat që ka opozita lidhur me këtë proces zgjedhor.

Po sot ambasadori i ODIHR-it pati edhe një takim me kryeministrin Fatos Nano me të cilin mësohet se ka pasur në qendër të bisedës çështjen e zgjedhjeve të 12 tetorit, rezultati përfundimtar i të cilave ende nuk është shpallur./tvklan.al