Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e prokurimeve publike dhe privatizimeve ne tre vitet e fundit të qeverisjes së drejtuar nga Fatos Nano. Sipas Berishës, me prokurimet janë bërë abuzime të mëdha duke falsifikuar dokumente dhe shkelur ligjin.

Më tepër kryedemokrati u ndal tek marrëveshja e nënshkruar disa ditë më parë ndërmjet qeverisë dhe BERZH për të financuar fabrikën e çimentos me anën e një kredie prej 60 milion dollarësh. Një shumë e tillë sipas liderit të opozitës nuk është e justifikuar, por kryeministri Nano don të përfitojë. Fillimisht me kërkesë të demokratëve, kjo marrëveshje do të shqyrtohet në komisionin e ekonomisë.

Sali Berisha: “Të mblidhen firmat, të bashkëpunohet me grupe të tjera të opozitës, të fillojë komisioni hetimor parlamentar për prokurimet publike të firmosura nga Fatos Nano dhe privatizimet. Kur ju shikoni se si firmosin 60 milion dollarë për kompanitë e Fatos Nanos, garanci shtetërore, nuk ka vend në botë që vepron në këtë mënyrë, nuk ka qeveris në botë që vepron në këtë mënyrë, përveçse ky njeri, pasi ka fituar bashkë me të monopolet e çimentos”.

Gjithashtu Berisha akuzoi kryeministrin se ka në dorë monopolin e drogës, po që do të jetë një çështje tjetër pas kësaj të çimentos./tvklan.al