Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela, kanë paraqitur përpara gazetarëve dokumenta që tregonin shkallën e lartë të manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë.

Në këto dokumente provohej se 1509 zgjedhës nuk janë lejuar të votojnë pasi sipas provave të Partisë Demokratike personat kishin deklaruar votën e tyre pro kandidatit Ngjela.

Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha kërkoi edhe njëherë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë, pasi mbi bazën e këtyre dokumenteve tregohet manipulimi i procesit.

Sali Berisha: Ne kërkojmë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë. Kjo është kërkesa jonë mbi bazën e këtij mali me dokumente që disponojmë. Tirana kërkon parlamentin që meriton, kërkon kryetarin që votëbesoi.

Berisha ka pranuar se për rezultatin e Himarës ka pasur rol të padiskutueshëm ndërhyrja e qeverisë greke, ndërsa për Tiranën OSBE ka sjellë një ekip që po shqyrton problemet e procesit zgjedhor./tvklan.al