Berisha ka mbërritur sot në mesditë në Durrës për të takuar elektoratin e Partisë Demokratike dhe prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Arqile Goreja. Sipas tij, kandidati demokrat, kryetari aktual i Bashkisë Durrës, ka qenë avokati i pamposhtur i Koridorit 8 duke iu kundërvënë shitjes së interesave kombëtare nga Nano dhe Milo. Ata, tha Berisha, më 2 tetor nuk do të gjejnë vend ku të futen.

“Durrësi, ku kusarët kanë ndërtuar vilat me paratë e vjedhura. Unë ju jap fjalën juve se me forcën e ligjit do të konfiskojmë pronat e Nanos, Finos, Metës.”

Pas përshëndetjes së kandidatit Goreja ka folur dhe kryetari i Bashkisë së Barit. Ai u drejtua Goresë se ashtu siç erdhe ti për të fituar zgjedhjet, ashtu erdha dhe unë në Durrës që ti të fitosh. Më pas Berisha me drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues së familjes Hajdari kanë marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Azem Hajdarit në qendër të Durrësit./tvklan.al