Lajme Arkiva 2003
Këto zgjedhje lokale janë shndërruar në një moment përcaktues për udhëkryqin e Shqipërisë , kështu i është drejtuar lideri demokrat Berisha banorëve të Koplikut.
Ai ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të komunave në Malësinë e Madhe. Berisha ka përmendur përveç të tjerave organizatat e huaja dhe deklarimet e tyre për Shqipërinë.
Sali Berisha: Pak muaj më parë Bashkimi Evropian do të deklaronte se në Shqipëri sistemi i vlerave dhe i demokracisë, sistemi i shtetit ligjor, është zëvendësuar me sistemin e fortë të korrupsionit. Me fjalë të tjera, jo ligji, por antiligji, jo qytetari i respektuar por hajni me pushtet, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Shqipëri vidhen 2/3 e taksave që ju të dashur qytetar të Koplikut paguani.
Në fund Berisha ka ngritur mjaft përse. Për rroga të ulëta pensione dhe ilaçe të skaduara. Më pas Berisha ka qenë në Velipojë dhe në Shëngjin, duke ju kërkuar votën banorëve për të mos kaluar nga varfëria në mjerim.
Duhet bërë zgjedhja u shpreh lideri demokrat përpara banorëve. Do të hedhim tej korrupsionin apo do të shndërrojmë votën në imunitet të krimit./tvklan.al