Lajme Arkiva 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, vazhdon të kërkoj fakte në internet për Albtelekomin, që sipas tij nxjerrin në pah abuzimet e interkonjeksionit.

Sali Berisha: Trafiku ndërkombëtar me telekomin grek ka qenë 8.481.000 minuta vjetor për vitin 2002. Ky trafik nuk ka qenë 80 milionë, por ka qenë 105 milionë minuta. Pra 25 milionë kanë përfunduar në  xhepat e klanit të Nanos të telekomunikacionit.

Për sa i takon skandalit për trafikun e organeve të fëmijëve, Berisha shprehet me rezerva pasi nuk disponon fakte rreth këtij problemi, por citimet e ndërkombëtarëve për liderin demokrat nuk janë të pabaza dhe për këtë, shprehet Berisha, autoritetet shqiptare duhet të vihen në lëvizje dhe me seriozitet të rreptë  për të hetuar akuzën./tvklan.al